• e premte, 05 dhjetor 2025

Narishkin: NATO-ja e përgatit Evropën për luftë me Rusinë

Narishkin: NATO-ja e përgatit Evropën për luftë me Rusinë

Samarkand, 21 tetor 2025 (MIA) - Vendet evropiane anëtare të NATO-s në mënyrë aktive përgatiten për luftë të mundshme me Rusinë, deklaroi drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme (SVR) të Rusisë, Sergej Narishkin, në takimin e Këshillit të shefave të agjencive të sigurisë dhe shërbimeve speciale të vendeve nga Bashkësia e shteteve të pavarura (BSHP) në Samarkand.

"Sigurisht i shohim aleatët tanë evropian në NATO se si përgatiten për luftë me vendin tonë. Është vendosur detyra që të sigurohen me të gjitha burimet e nevojshme për forcat për përgjigje të NATO-s, të caktuara për këtë qëllim", theksoi Narishkin.

Sipas tij, aleatët perëndimor kanë filluar një proces të rritjes eksponenciale të prodhimtarisë në kuadër të kompleksit ushtarako-industrial evropian, si dhe stërvitje të rregullta mobilizimi. "Paralelisht po bëhet shpërlarja e trurit të popullsisë me propaganda për agresion të pashmangshëm nga Moska", shtoi ai.

Zëvendës shefi i delegacionit rus, Kolesnik, vlerësoi se NATO-ja "po ndërmerr hapa gjigand drejt Luftës së tretë botërore", duke paralajmëruar se politika e Aleancës çon në një përballje të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Takimi në Samarkand mblodhi krerët e strukturave të sigurisë së vendeve të BSHP, të cilët diskutuan rreziqet aktuale globale, situatën ushtarako-politike në Evropë dhe pasojat e zgjerimit të infrastrukturës së NATO-s në lindje. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR