• e hënë, 23 dhjetor 2024

Narishkin: Ka një aktivitet të dyshuar bërthamor të Ukrainës; ANEB: Po monitorohen të gjitha lëvizjet e materialit bërthamor

Narishkin: Ka një aktivitet të dyshuar bërthamor të Ukrainës; ANEB: Po monitorohen të gjitha lëvizjet e materialit bërthamor

Moskë, 20 qershor 2023 (MIA) - Sergej Narishkin, shef i shërbimit të jashtëm të inteligjencës ruse - SVR, mbrëmë shprehu shpresën se monitorimi bërthamor i KB-së dhe Bashkimit Evropian do ta kontrollojë aktivitetin bërthamor ukrainas që sipas tij, mund të sinjalizojë se Kievi po punon për të krijuar "bomba të pista", megjithëse ai nuk i mbështeti pretendimet e tij me prova konkrete.

Agjencia ndërkombëtare e energjisë bërthamore (ANEB), vëzhgues i KB-së e hodhi poshtë deklaratën e Narishkinit, duke thënë se të gjitha lëvizjet e materialit bërthamor po monitorohen.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment. Kievi në të kaluarën ka thënë se e kupton shumë seriozisht energjinë bërthamore, njëherësh duke akuzuar Rusinë për papërgjegjshmëri kur bëhet fjalë për kontrollin e termocentralit bërthamor Zaporozhje në Ukrainën jugore.

Narishkin ka thënë se shërbimi i tij ka informacion se një sasi e caktuar "karburant i rrezatuar" është dërguar fshehurazi nga termocentrali bërthamor Rivina, në Ukrainën perëndimore deri në në objektet e depozitimit të karburantit të rrezatuar në Çernobil.

Ai ka thënë se masa ishte e dyshimtë dhe mund të shpjegohej vetëm me qëllimin e Kievit për të krijuar "bombë të pistë" duke kombinuar materialin radioaktiv me eksplozivët konvencionalë.

Në deklaratën e ANEB-it këtë muaj u publikua për transferim të karburantit të rrezatuar nga Rivina në Çernobil dhe këto lëvizje u morën parasysh.

foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR