• e premte, 05 dhjetor 2025

Nagasaki e shënoi 79-vjetorin e bombardimit amerikan me bombë atomike mbi qytet

Nagasaki e shënoi 79-vjetorin e bombardimit amerikan me bombë atomike mbi qytet

Nagasaki, 9 gusht 2024 (MIA) - Nagasaki sot e shënoi 79-vjetorin e bombardimit amerikan me bombë atomike mbi qytet në Luftën e Dytë Botërore, ndërsa kryetari Shiro Suzuki në ngjarjen përkujtimore bëri thirrje për heqje të armës bërthamore për shkak të shqetësimit të rritur për përdorim të tij të mundshëm.

Në ngjarjen përkujtimore të këtij viti, disa ambasadorë e anuluan pjesëmarrjen e tyre pasi qyteti në Japoninë jugperëndimore vendosi që të mos i ftojë përfaqësuesit e Izraelit në ngjarjen përkujtimore. 

"Në kushte të pasigurisë kur do të përfundojë pushtimi rus në Ukrainë dhe shqetësimit të rritur për përhapjen e konflikteve të armatosura në Lindjen e Afërt, për momentin përballemi me situatë kritike me gjasa të rritura për përdorim të armës bërthamore", tha Suzuki. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR