Nafta mbetet jashtë vëllimit të doganave të reja të Trampit
- – Importi i naftës, gazit dhe produkteve të rafinuara nuk është në listën me doganat e reja të mëdha të cilat i publikoi presidenti amerikan Donald Tramp, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
- Post By Fitore Curri
- 08:25, 3 prill, 2025

Uashington, 3 prill 2025 (MIA) – Importi i naftës, gazit dhe produkteve të rafinuara nuk është në listën me doganat e reja të mëdha të cilat i publikoi presidenti amerikan Donald Tramp, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Përjashtimi do ta ulë shqetësimin e industrisë amerikane përpunuese, e cila shprehu shqetësim për doganat e reja se ato do të mund të shkaktonin ndërprerje në furnizimin dhe t’i rritin çmimet e të gjitha produkteve petrokimike të prodhuara nga rafineritë nga Perëndimi i Mesëm që shfrytëzojnë naftë të papërpunuar kanadeze dhe ngarkesës evropiane të benzinës dhe dizelit në SHBA në bregun lindor.
Trampi mbrëmë vonë njoftoi se vendos doganë themelore prej 10 për qind për të gjitha mallrat të cilat transportohen në vendin e tij dhe i rrit doganat për dhjetëra vende.
Vëllimi i lirimeve energjetike nuk i përfshin ato nga Kanadaja dhe Meksika, të cilat edhe ashtu janë të mbrojtur me Marrëveshjen SHBA-Meksikë- Kanada (versioni i ri i ish marrëveshjes amerikano veriore për tregti të lirë, NAFTA), njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Kanadaja dhe Meksika janë importueset më të mëdha të naftës së papërpunuar në SHBA, ndërsa Evropa është furnizuese e rëndësishme e karburanteve për bregun lindor të SHBA-së, ku nuk ka numër të mjaftueshëm të rafinerive për përpunim të derivateve të naftës.
Tarifat për të gjitha mallrat e tjera nga Kanadaja dhe Meksika mbeten të pandryshuara sipas urdhrit të ri ekzekutiv të Trampit.
Doganat e reja të paralajmëruara kanë të bëjnë me të gjitha llojet e mallrave – nga automobila deri në laptopë.
Njëzetë e pesë për qind tarifa për import të automobilave janë gati 600 miliardë dollarë në kuptim të pagesave dhe kanë të bëjnë edhe me automjetet nga prodhimtaria e huaj dhe e autopjesëve.
Versioni i azhurnuar i tarifave për industrinë automobilistike të cilat i publikoi Trampi javën e kaluar përfshin gati 150 lloje të autopjesëve për të cilat do të nënshtrohen në dogana duke filluar nga 3 maji, saktë një muaj pasi sot në mesnatë hynë në fuqi doganat prej 25 për qind për import të automobilave.
Kompensimet kanë të bëjnë në motorë, ndryshues, bateri litium-jone dhe komponentë të tjera të rëndësishme.
Befasi serioze është përfshirja në listën e zgjeruar të produkteve për doganim të të gjithë llojeve të kompjuterëve, të cilët janë një nga mallrat më të importuara në SHBA. Vetëm vitin e kaluar SHBA-ja kanë importuar kompjuterë në vlerë prej 138,5 miliardë dollarë, tregojnë statistikat amerikane. fc/
Foto: EPA