• e premte, 06 shtator 2024

Nëse zgjidhet president, Trampi paralajmëron se për shkak të "propagandës antisemite" disa universitete amerikane mund ta humbin akreditimin e tyre

Nëse zgjidhet president, Trampi paralajmëron se për shkak të

Uashington, 6 shtator 2024 (MIA) - Kandidati për president të SHBA-së nga Partia Republikane, Donald Tramp, sot para donatorëve hebrenj deklaroi se universitetet amerikane do ta humbin akreditimin e tyre dhe mbështetjen federale derisa vazhdojnë të zgjerojnë, siç tha ai, "propagandën antisemite". 

"Kolegjet duhet të ndalojnë me propagandë antisemitiste ose do ta humbin akreditimin dhe mbështetjen federale", deklaroi Tramp gjatë një fjalimi në video-konferencë para më shumë se 1.000 donatorëve nga Koalicioni hebrenj republikan në Las Vegas.  

Në pranverë, nëpër kampuset universitare në SHBA mbahen protesta kundër aksioneve ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës, ndërsa protestuesit kërkuan nga autoritetet që t'i japin fund bashkëpunimit me kompanitë që mbështesin shtetin hebre.

Republikanët thonë se protestat treguan se disa demokratë janë antisemit të cilët mbështesin kaosin. Vetë protestuesit u përgjigjën se autoritetet po i akuzonin padrejtësisht për antisemitizëm.

Përndryshe, në SHBA, qeveria federale nuk akrediton drejtpërdrejt universitetet, por luan një rol mbikëqyrës për organizatat kryesisht private që akreditojnë kolegjet. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR