• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nëse masat e reja nuk ulin çmimin e produkteve, Qeveria do të zbatojë mekanizma të tjerë

Nëse masat e reja nuk ulin çmimin e produkteve, Qeveria do të zbatojë mekanizma të tjerë
Shkup, 30 tetor 2022 (MIA) - Nëse në rastin kur inputi i energjisë elektrike që është në formimin e çmimit përfundimtar nuk reflektohet edhe në ulje të çmimit të produkteve, atëherë ekzistojnë mekanizma të tjerë, si ngrirja e çmimeve ku përcaktohet se inputi me energjinë elektrike nuk llogaritet në çmimin final të produkteve, theksoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp. Ai pret nesër dhe pasnesër në seancën e Kuvendit të miratohet Ligji për konsumatorët, përmes të cilit do të kontrollohet çmimi i produkteve. "Në ligj janë disa masa që mund të veprojë Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe ne thamë se nuk do të lejojmë askënd të përfitojë në kohë krize", shtoi ministri. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR