• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nëntëmbëdhjetë të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Kinë

Nëntëmbëdhjetë të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Kinë

Pekin, 5 qershor 2023 (MIA) - Nëntëmbëdhjetë persona dje e humbën jetën në rrëshqitjen e dheut në provincën Seçuan, në Kinën jugperëndimore, kumtuan mediuemt shtetërore kineze.

Sipas informatave fillestare për fatkeqësinë, vetëqeverisja lokale paraqiti 14 të vdekur dhe peës të zhdukur, por trupat e të zhdukurve më vonë ishin gjetur, shkruajnë mediat zyrtare.

Burimet theksojnë se rrëshqitja e dheut erdhi nga maja e malit, tek një fermë pyjore, në afërsi të qytetit Leshana.

Në orën 20:00 (14:00 sipas kohës së mesme evropiane), është gjetur viktima e 19-të dhe gjurmimi për të zhdukurit është ndërprerë, lajmëroi televizioni shtetëror kinez CCTV.

Mbi 180 persona janë dërguar në vendine  fatkeqësisë për të kërkuar të mbijetuarit, kumtuan autoritetet lokale.

Vendi i fatkeqësisë është në rajon malor, rreth 240 kilometra në jug të Çengdu, qendër administrative e krahinës. Rreth 40.000 persona jetojnë në këtë provincë rurale, kryesisht nga pylltaria dhe bujqësia.

Rrëshqitjet e dheut janë rerzik i shpeshtë në rajonet rurale dhe malore kineze, posaçërisht gjatë sezonit të reshjeve të shiut. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR