• e premte, 05 dhjetor 2025

Nëntëmbëdhjetë liderë evropian kërkuan thjeshtësimin e procedurave administrative të BE-së

Nëntëmbëdhjetë liderë evropian kërkuan thjeshtësimin e procedurave administrative të BE-së

Bruksel, 22 tetor 2025 (MIA) - Shumë njerëz në Evropë kanë probleme kur përballen me rregullat dhe ligjet e BE-së, të cilat ngadalësojnë në vend që të udhëheqin dhe e bllokojnë rrugën në vend që të ofrojnë liri dhe mundësi, prandaj është thelbësore thjeshtësimi i procedurave administrative, thuhet në letrën e përbashkët të 19 shefave të shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së, drejtuar kryetarit të Këshillit Evropian, Antonio Koshta. 

 "Tani nevojiten tre hapa: rishikim, reduktim dhe kufizim. Apelojmë për rishikimin sistematik të të gjitha rregulloreve të BE-së, për të identifikuar rregulla që janë të panevojshme, të tepërta ose të pabalancuara, dhe duhet të shqyrtojmë të gjithë kuadrin ligjor të BE-së për të përcaktuar nëse ende janë të përshtatshme për qëllimet që kanë", thuhet në letrën e liderëve drejtuar Koshtës, dërguar në prag të Samitit të nesërm të BE-së

Liderët theksojnë se dëshirojnë të ruajnë lirinë, sigurinë dhe prosperitetin e Bashkimit Evropian, ndërsa për ta arritur këtë, është i nevojshëm një ndryshim rrënjësor i kursit, jo thjesht një rregullim i lehtë.

Përveç rishikimit të legjislacionit ekzistues të BE-së, liderët kërkojnë edhe një “vetëpërmbajtje” në krijimin e ligjeve të reja, pasi Evropa “duhet të kufizojë në minimum rregulloret e reja, në përputhje të plotë me parimet e subsidiaritetit dhe proporcionalitetit".

Në letër më tutje thuhet se reduktimi i burokracisë është një çështje me prioritet dhe urgjencë të lartë, ndërsa në të njëjtën kohë është e nevojshme të përshpejtohet ritmi i miratimit të të gjithë aktit ligjor që kontribuojnë në thjeshtësim dhe konkurrencë. 

Liderët bëjnë thirrje edhe për përmbylljen e Tregut të vetëm evropian, përfshirë sektorët e shërbimeve, energjisë, telekomunikacionit, shërbimeve financiare, kursimeve dhe investimeve, ndërkohë që duhet të nxitet edhe potenciali për digjitalizimin e tij. 

Dokumenti është nënshkruar nga presidentët e Qipros, Nikos Hristodulides, Lituanisë, Gitanas Nauseda, dhe i Francës, Emanuel Makroni, kancelarët e Austrisë, Kristijan Shtoker dhe të Gjermanisë, Fridrih Merc, kryeministrat e Belgjikës, Bart de Vever, i Bullgarisë, Rosen Zheljazkov, i Greqisë, Kirjakos Micotakis, i Estonisë, Kristen Mihal, e Italisë, Xhorxha Meloni, e Lituanisë, Evika Silina, i Luksemburgut, Luk Friden, i Polonisë, Donald Tusk, i Portugalisë, Luish Montenegro, i Finlandës, Peteri Orpo, i Holandës, Dik Shouf, i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i Çekisë, Petr Fiala dhe i Suedisë, Ulf Kristershon. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR