• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nëntë të lënduar në përpjekjen për grusht shtet në Bolivi

Nëntë të lënduar në përpjekjen për grusht shtet në Bolivi

La Paz, 27 qershor 2024 (MIA) - Nëntë persona u lënduan në grusht shtetin e parandaluar në Bolivi, publikoi sot Qeveria.

Ushtria e Bolivisë dje e pushtoi sheshin para pallatit qeveritar në La Paz me automjete të blinduara dhe bëri përpjekje t'i thyej dyert. Përpjekja për grusht shtet përfundoi me arrestimin e gjoja udhëheqësit të grusht shtetit, gjeneralit Huan Hoze Zuniga, njoftoi DPA.

"Komandantët e forcave të armatosura... jo vetëm që përhapin frikë dhe tmerr, por përdorën edhe armë zjarri kundër jetës, njerëzimit dhe integritetit të popullit bolivian", shënoi ministri i Punëve të Brendshme Eduardo Del Kastilo në "X".

Fillimisht nuk ishte e qartë nëse mes të lënduarve ka edhe civilë.

Del Kastilo i përshkroi të arrestuarit ish kryeshefa të armatës dhe marinës, Zuniga dhe zëvendësadmirali Huan Arnez Salvador, si "kriminelë", publikoi gazeta "El Deber".

Si gjoja kryerës kryesor të përpjekjes për grusht shtet, dy burra akuzohen për kryengritje të armatosur kundër sigurisë dhe sovranitetit të vendit.

Pritet sot të përballen me akuza zyrtare dhe seanca gjyqësore.

U hetuan rrethanat për përpjekjen e grusht shtetit. Raportet fillestare thonin se ndoshta është shkaktuar nga një kandidaturë e mundshme e rinovuar presidenciale e Evo Morales, i cili u bë presidenti i parë indigjen i vendit në vitin 2006. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR