Nëntë persona e humbën jetën, ndërsa 18 janë lënduar në stampedon në një tempull indian
- Së paku nëntë persona e humbln jetën sot, ndërsa 18 janë lënduar në stampedon në një tempull në shtetin jugor indian Andra Pradesh, deklaroi një nëpunës shtetëror.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:32, 1 nëntor, 2025
Amarvati, 1 nëntor 2025 (MIA) - Së paku nëntë persona e humbln jetën sot, ndërsa 18 janë lënduar në stampedon në një tempull në shtetin jugor indian Andra Pradesh, deklaroi një nëpunës shtetëror.
Stampedoja ndodhi kur një turmë besimtarësh u tubuan në tempullin Shri Venkatesvara Svami në qytetin Srikakulam në Ekadashi, ditë të cilën indianët e konsiderojnë me fat. Do të kryhet hetim për incidentin tragjik, deklaroi Pavan Kaljan, zëvendës shefi i shtetit.
Ai shtoi se tempullin e menaxhojnë perosna privatë dhe se nëntë njerëz e humbën jetën.
"Deri 25.000 besimtarë hynë në tempull, i cili mund të prnaojë vetëm 2.000, që shkaktoi fatkeqësinë", deklaroi ministri shtetëror Anam Ramanarajana Redi, përderisa nëpunësit e qarkut ishin urdhëruar të ofrojnë ndihmë mjekësorepër të lënduarit.
Funksionari i qarkut Srikakulam, Svapnil Dinkar Pundkar tha se deri më tani janë regjistruar gjithsej 18 të lënduar, ndërsa dy në gjendje kritike janë dërguar për mjekim në spital.
Kryeministri indian, Narendra Modi në platformën sociale X kumtoi se Qeveria do t'u dëmshpërblejë 200.000 rupi (rreth 1.950 euro) familjeve të të vdekurve dhe 50.000 rupi (rreth 488 euro) familjeve të të lënduarve. ab/
foto: МIА arkivi