Nëntë përfaqësues të KB-së janë vrarë në sulme ajrore në Rripin e Gazës, janë zhdukur fëmijë francezë
- Një pjesë nga personeli, i cili punon me Agjencinë palestineze të KB-së për refugjatë (UNRVA) janë vrarë në sulmet ajrore izraelite ndaj Rripit të Gazës, kumtoi KB-ja.
- Post By Besnik Shuki
- 17:31, 11 tetor, 2023

Nju-Jork, 11 tetor 2023 (MIA) - Një pjesë nga personeli, i cili punon me Agjencinë palestineze të KB-së për refugjatë (UNRVA) janë vrarë në sulmet ajrore izraelite ndaj Rripit të Gazës, kumtoi KB-ja.
Nga dita e shtunë e deri sot jetën e kanë humbur nëntë persona që kanë punuar me KB-në, kumtoi UNRVA.
Ndërkohë, kryeministrja franceze Elizabet Born deklaroi se u konfirmua se janë zhdukur disa fëmijë francezë, të cilët me siguri janë mes pengjëve që mbahen në Rripin e Gazës.
U konfirmua edhe se në sulmet në Izrael jetën e kanë humbur nëntë shtetas francezë. Gjithsej 18, mes të cilëve edhe fëmijë, konsiderohen të zhdukur. bsh/
Foto: X