• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nënshkruhet protokolli për kontroll të përbashkët kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Nënshkruhet protokolli për kontroll të përbashkët kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Prishtinë, 8 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij shqiptar, Taulant Balla, nënshkruan sot marrëveshjen për kontroll të përbashkët kufitar në pikën kufitare të Morinës, e cila do të krijojë kushte lehtësuese për banorët e të dy anëve të kufirit, veçanërisht të zonave rreth pikave kufitare ndërmjet dy vendeve, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Ministri Sveçla pas nënshkrimit tha se marrëveshja do të lehtësojë kalimin e qytetarëve nga të dyja vendet.

Ai bëri të ditur gjithashtu se janë planifikuar veprime të veçanta nga policia në rast të kalimit të personave apo automjeteve të dyshimta në pikat kufitare me Shqipërinë.

Ministri shqiptar i Policisë, Balla tha se me arritjen e kësaj marrëveshjeje për heqjen e kontrollit, do të shkurtohet koha e pritjes së qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës për të hyrë nga njëri shtet në tjetrin.

Ministri Balla deklaroi se lehtësimi i kontrollit kufitar mes dy vendeve do të ndikojë edhe në rritjen e numrit të turistëve kosovarë në bregdetin e Shqipërisë. Ai tha gjithashtu se beson se Shqipëria këtë vit do të kalojë shifrën prej 14 milionë turistësh. ia/sa/

QËNDRONI TË LIDHUR