• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nënshkruhet Memorandumi për mirëkuptimin mes MARII dhe Nismës rajonale antikorruptuese

Nënshkruhet Memorandumi për mirëkuptimin mes MARII dhe Nismës rajonale antikorruptuese

Shkup, 15 qershor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski udhëhoqi delegacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog i cili këto dy ditë do të mbahet në Strugë. Gjatë kësaj, ministri Spaosvski nënshkroi Memorandum për mirëkuptim, në emër të kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Iniciativën Rajonale për Migracione, Azil dhe Refugjatë (MARRI). Poashtu, ai realizoi takim bilateral me drejtoreshën e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Ejmi Poup.

"Duke njohur rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe përforcimin e partneritetit ndërmjet organizatave rajonale të përkushtuara procesit për aderim në Unionin Evropian dhe për promovimin e qeverisjes së mirë, stabilitetit dhe sigurisë, si dhe zhvillim social dhe ekonomik në Evropën Juglindore, kurse duke pasur parasysh mandatin dhe arritjet e MARRI-të të udhëhequra nga principi i gjithëpërfshirjes, si pikë fokusimi për bashkëpunimin rajonal për sektorët e migracionit, azilit dhe refugjatëve për të gjithë pjesëmarrësit të MARRI-të, si dhe mandatin dhe arritjet e RAI-të si platfromë udhëheqëse antikorruptive e përkushtuar në përforcimin e kapaciteteve të sektorit publik dhe shoqërisë civile në përpjkejet e tyre antikorruptive, u nënshkrua Memorandumi për mirëkuptim ndërmjet dy organizatave, me qëllim përparimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar dhe luftën kundër korrupsionit dhe tregtisë me njerëz, përkatësisht ndërtimin e partneritetit të fuqishëm i cili do të gjenerojë dituri dhe ekspertiza, si dhe të shmang dyfishimin dhe mbivendosjen e aktiviteteve", theksohet në kumtesën e MPB-së

Memorandumi për mirëkuptim, në emër të kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me MARRI-në, u nënshkrua nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, drejtorit të Qendrës Rajonale të MARRI-të, Sashko Kocev, kurse nga ana e RAI-të u nënshkrua nga ana e Laura Stefan, bashkëkryesuese me RAI-në, si dhe nga Desisllava Gockova, kryeshefe në Sekretariatin e RAI-të.

Gjatë takimit bilateral me drejtoreshën e re të IOM-it, Ejmi Poup, ministri i Punëve të Brendhsme, Oliver Spasovski e potencoi bashkëpunimin tani më të etabluar, me bindjen se i njëjti do të vazhdojë me intensitet të pazvogëluar. Ai u falenderua për prezencën e vazhdueshme të përfaqësuesve të Organizatës Ndërkombëtare për Migrime të cilët drejtpëdrejt janë të pranishëm në kufirin maqedono-grek.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se gjendja stabile e sigurisë në kufij ka të bëjë me përkushtimin për zbulimin e hershëm dhe të parandalimit të përpjekjeve për kalim të kundërligjshëm të kufijve shtetërorë, parandalimin e kontrabandës me migrantë, asgjësimin e grupeve kriminale të cilat kryejnë kontrabandë me migrantë, identifikimin e viktimave potenciale dhe kategori të grupeve të rrezikuara të personave migrantë. Poashtu, u potencua se qasja e përbashkët e vendeve të prekura i cili do të përfshijë bashkëpunim operativ të vendeve të prekura, si dhe përkrahje në përforcimin e kapaciteteve nacionale, është çelësi i suksesit në pjesën e migracioneve. Ministri Spasovski rikujtoi se në “Konferencën ministrore për menaxhim të qëndrueshëm me migracionet në Ballkanin Perëndimor” e cila u realizua më 15-16 nëntor të vitit 2022 në Shkup, në organizim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Çekisë me përkrahjen e IOM-it, Organizata Ndërkombëtare për Migracione, me qëllim të përfshirjes të të gjitha temave të cilat i prekin vendet e Ballkanit

Perëndimor dhe organizatat ndërkombëtare me krijimin e sinergjisë më të mirë ndërmjet vendeve për ballafaqimin me migrimet.

Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit edhe një herë i konfirmuan përpjekjet për vazhdimin e projekteve  të përbashkëta, me bindjen e thellë se edhe në të ardhmen bashkëpunimi do të thellohet në drejtim të përkrahjes si dhe në përforcimin e kapaciteteve nacionale. mb/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR