Nënshkruhet marrëveshje për partneritet midis ICAC Shkup dhe Aleancës së civilizimeve pranë KB-së
- Qendra Ndërkombëtare e Aleancës së Civilizimeve nga Shkupi (ICAC), dje gjatë Kongresit të 8-të të liderëve të religjioneve botërore dhe tradicionale në Astana, përfundoi një marrëveshje të re partneriteti me Kombet e Bashkuara të Aleancës së Civilizimeve (UNAOC). Marrëveshja u nënshkrua nga ana e Migel Anhel Moratinos, zëvendëssekretar i përgjithshëm i KB-së dhe përfaqësuesit të lartë i UNAOC dhe Ivan Ivanov, kryetar i Bordit drejtues të ICAC.
- Post By Ramize Qamili
- 11:26, 18 shtator, 2025
Shkup, 18 shtator 2025 (MIA) - Qendra Ndërkombëtare e Aleancës së Civilizimeve nga Shkupi (ICAC), dje gjatë Kongresit të 8-të të liderëve të religjioneve botërore dhe tradicionale në Astana, përfundoi një marrëveshje të re partneriteti me Kombet e Bashkuara të Aleancës së Civilizimeve (UNAOC). Marrëveshja u nënshkrua nga ana e Migel Anhel Moratinos, zëvendëssekretar i përgjithshëm i KB-së dhe përfaqësuesit të lartë i UNAOC dhe Ivan Ivanov, kryetar i Bordit drejtues të ICAC.

Siç kumtuan nga ICAC Shkup, vazhdimi i partneritetit përfaqëson konfirmimin e angazhimit të përbashkët për promovimin e paqes, tolerancës dhe dialogut ndërkulturor.
"ICAC dhe UNAOC do të vazhdojnë aktivitetet e përbashkëta në fushën e luftimit të ksenofobisë dhe intolerancës fetare, promovimit të përfshirjes sociale, ndarjes së praktikave të mira dhe zbatimit të Planit të KB-së për mbrojtjen e objekteve fetare, thuhet në deklaratë", theksohet në kumtesë.
Theks i veçantë, siç potencohet nga ICAC Shkup, do t'i kushtohet përfshirjes së të rinjve si promovues aktiv të mirëkuptimit ndërkulturor.
Me këtë, ICAC paralajmëron se marrëveshja e rinovuar është hap i rëndësishëm drejt krijimit të një ndikimi të qëndrueshëm dhe pozitiv në përpjekjet globale për të ndërtuar një botë më gjithëpërfshirëse dhe paqësore. rq/
Foto: ICAC Shkup