• e premte, 15 nëntor 2024

Nënshkruhet marrëveshje për hua mes BERZh dhe SHA MEPSO për përforcimin e rrjetit transmetues

Nënshkruhet marrëveshje për hua mes BERZh dhe SHA MEPSO për përforcimin e rrjetit transmetues

Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) - Në Qeveri sot u nënshkrua marrëveshje për hua prej 26,4 milionë euro mes Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZh) dhe operatorit të Maqedonisë së Veriut për sistem elektrotransmetues SHA MEPSO, të dedikuar për përforcimin e rrjetit transmetues.

Nënshkrim në marrëveshjen kanë vendosur kryetarja e BERZh-it, Odil Rene Baso dhe drejtori i SHA MEPSO, Zuhdi Enuz. Në nënshkrimin e marrëveshjes kanë marrë pjesë edhe euroambasadori Dejvid Gir dhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.

Mjetet do të shfrytëzohen në kuadër të projektit për ndërtimin e trafostacionit dhe ripërtëritjes së largpërçuesit 110 kilovoltësh, që do të mundësojë kyçjen e 1170 megavatëve të rinj nga burime ripërtëritëse, të cilat nuk janë kyçyr.

Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 34,7 milionë euro, prej të cilave 26,4 milionë sigurohen me hua nga BERZh, ndërsa 7,6 milionë euro janë siguruar nga Fondi investues për Ballkanin Perëndimor të BE-së dhe gjysëm milionë euro nga Fondi klimatik. bsh/

Foto: MIA

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR