• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Nënshkruhet Marrëveshje për bashkëpunim dypalësh në mbrojtje me Portugalinë

Nënshkruhet Marrëveshje për bashkëpunim dypalësh në mbrojtje me Portugalinë

Shkup, 11 shtator 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut dhe Portugalia do ta intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes në pjesën e politikës së sigurisë, sajber sigurinë, operacionet paqeruajtëse, do të realizojnë trajnime të përbashkëta. Marrëveshje për bashkëpunim dypalësh në mbrojtje kanë nënshkruar sot në Shkup, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe homologia e saj portugeze Maria Helena Kareiras, e cila është për vizitë zyrtare në vend.

"Sot është ditë e rëndësishme për ministritë tona dhe për bashkëpunimin tonë, sepse për herë të parë kemi nënshkruar Marrëveshje për bashkëpunim dypalësh në mbrojtje mes aleateve Maqedonia e Veriut dhe Portugalia dhe me këtë kemi treguar se NATO do të thotë edhe bashkëpunim më i fuqishëm mbrojtës sepse kemi qëllim të përbashkët", deklaroi ministrja Petrovska, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Petrovska shtoi se për të mirën e përbashkët dhe zhvillimin e dy forcave të armatosura do t'i përkushtohen bashkëpunimit dhe konsultimit intensiv në fushën e politikës së sigurisë, operacioneve paqësore, trajnimeve dhe edukimit të përbashkët, si dhe do të punojnë në mbrojtjen e mjedisit në kontekst të aktiviteteve të armatës.

Ministrja Kareiras theksoi se si partnerë në Aleancë, beson fuqishëm se qëllimet e përbashkëta në siguri dhe mbrojtje mund të arihet vetëm përmes përforcimit të aleancave. Kjo ide, siç theksi sot është riafirmuar me nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim mbrojtës mes dy vendeve 

"Kjo marrëveshje do të shërbejë si një gur themeli për zhvillimin e marrëdhënieve tona. Do të doja të theksoja disa fusha të bashkëpunimit që synojmë t'i zhvillojmë, siç e përmendët ju, duke përfshirë konsultimet e rregullta politiko-strategjike, angazhimet paqeruajtëse, trajnimet dhe stërvitjet ushtarake, bashkëpunimin në fushën e politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes, sigurinë kibernetike, industritë e mbrojtjes, agjendën e grave, paqen dhe sigurinë, si dhe disa nga fushat ku mund të punojmë në të ardhmen", tha Helena Kareiras.

Ajo e theksoi rolin e rëndësishëm që Portugalia e jep në aderimin e ardhshëm të vendit në Bashkimin Evropian, që do ta përforcojë projektin evropoian dhe do të kontribuojë për stabilitetin e rajonit të Ballkanit, ndërsa ndërkohë e ka ndarë edhe përkushtimin e Portugalisë për mbështetje të rrugës së re të Afrikës drejt arritjes së paqes dhe sigurisë, duke e pasur parasysh rolin e Portugalisë si urë që e ndërlidh Afrikën me Evropën. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR