Nënshkruhet marrëveshja e armëpushimit në Gazë
- Presidenti amerikan Donald Trampi, si dhe ndërmjetësit Egjipti, Katari dhe Turqia, pasdite nënshkruan marrëveshjen për armëpushim në Gazë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:06, 13 tetor, 2025
Sharm el-Sheih, 13 tetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi, si dhe ndërmjetësit Egjipti, Katari dhe Turqia, pasdite nënshkruan marrëveshjen për armëpushim në Gazë.
Para se ta nënshkruajnë, Trampi deklaroi se "dokumenti përfshin shumë rregulla dhe rregullore, si dhe shumë gjëra të tjera, dhe është shumë gjithëpërfshirës".
Derisa e nënshkroi dokumentin, ai tha: "Kjo zgjat 3.000 vjet, a mund ta besoni? Këtë herë do të zgjasë".

"Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për botën", tha Trampi, duke shtuar se marrëveshja është aq e rëndësishme sa do të parandalojë Luftën e Tretë Botërore, të cilën ai tha se mund të ndodhë në Lindjen e Mesme.
Trampi iu drejtua liderëve botërorë individualisht, duke i lavdëruar ata për rolin e tyre në mbështetjen e marrëveshjes së paqes në Gazë.
Foto: Printskrin/EPA