• e diel, 22 dhjetor 2024

Nënpresidentja e SHBA-së bëri thirrje që të sigurohet pavarësi të gjyqësorit në Izrael

Nënpresidentja e SHBA-së bëri thirrje që të sigurohet pavarësi të gjyqësorit në Izrael

Uashington, 7 qershor 2023 (MIA) - Nënpresidentja e SHBA-së Kamala Haris i përsëriti thirrjet që Izraeli të sigurojë pavarësi të gjyqësorit pas protestave masive kundër planit reformues të kryeministrit Benjamin Netanjahu.

Harisi foli mbrëmë në një pritje me rastin e 75 vjetorit të themelimit të shtetit hebre të organizuar nga Ambasada e Izraelit në muzeun në Uashington. 

Ajo premtoi mbështetje të fortë për sigurinë e Izraelit, por u përqëndrua edhe në planin reformues të Netanjahut. 

“Nën presidentin Xho Bajdenit dhe administratës sonë, Amerika do të vazhdojë të angazhohet për vlerat që kanë qenë bazë e marrëdhënieve SHBA-Izrael, të cilat përfshijnë vazhdimin e forcimit të demokracisë sonë”, tha Harisi. 

Ajo shtoi se “vlerat e të dy vendeve janë ndërtuar mbi institucione të forta, kontrolle dhe ekuilibra dhe një gjyqësor të pavarur”. 

 Netanjahu, i cili e drejton qeverinë më të djathtë në historinë e Izraelit, ka propozuar uljen  e kompetencave të Gjykatës së Lartë dhe dhënie ndikim më të madh të politikanëve gjatë zgjedhjes së gjykatësve.

Pas protestave masive në rrugë dhe një bojkoti nga ana e kundërshtarëve të reformave, të cilët thonë se kjo e  shkatërron demokracinë, Netanjahu në mars paralajmëroi një "pauzë"  për të mundësuar bisedime për reforma. 

Në të njëjtën kohë, Bajdeni tha se ishte "shumë i shqetësuar" për propozimin e Netanjahut, i cili ka hasur në  kritika nga disa aleatë të krahut të djathtë të liderit izraelit. 

 Harisi, gjithashtu e përsëriti mbështetjen për një shtet të pavarur palestinez, të cilin  kundërshtojnë një numër i madh mbështetës të Netanjahut, duke thënë se izraelitët dhe palestinezët duhet "të gëzojnë liri, prosperitet dhe demokraci të barabartë".

Nënpresidentja e SHBA-së mori pjesë në pritje me bashkëshortin e saj Dag Emhof, bashkëshort i parë hebre të një presidenti ose nënpresidenti amerikan, dhe tha se si vajzë ka mbledur donacione për Fondin Kombëtar Hebre për Zhvillim në komunitetet izraelite. 

“Sot, nën udhëheqjen e presidentit Xho Bajden, SHBA-ja ka një lidhje të pathyeshme me Shtetin e Izraelit”, tha Harisi. ar/

Foto: EPA

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR