• e premte, 05 dhjetor 2025

Nënkryetari i SHBA-së do të takohet me ministrin britanik për Punë të Jashtme

Nënkryetari i SHBA-së do të takohet me ministrin britanik për Punë të Jashtme

Londër, 8 gusht 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë, Dejvid Lami, sot do të takohet me nënkryetarin e SHBA-së, Xhej Di Vens i cili ndodhet për pushime private në vend, publikoi dje Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë.

Që të dy do të bisedojnë në rezidencën luksoze qeveritare "Çevening haus" në Kent, në juglindje të Londrës e cila përdoret tradicionalisht nga ministrat e Punëve të Jashtme të Britanisë, theksohet në kumtesë.

Vans dhe Lami do të diskutojnë për "prioritetet e përbashkëta dhe stabilitetin e marrëdhënieve mes Britanisë së Madhe dhe SHBA-së", shton Ministria e Punëve të Jashtme.

Nënkryetari amerikan, gruaja e tij Usha dhe tre fëmijët e tyre do të qëndrojnë në "Çevening haus" për "fundjavë të plotë relaksi privat", shtohet në kumtesë.

Mediat britanike kanë shkruar prej disa javësh rreth planeve të Vensit dhe familjes së tij për pushime në natyrën angleze, më saktësisht në rajonin Kotsvollds në Anglinë jugperëndimore. Vizita vjen pas udhëtimit të presidentit amerikan Donald Tramp në dy klubet e tij të golfit në Skoci në fund të korrikut.

Fillimisht si privat, qëndrimi pesëditor i Trampit në Skoci u mbush me aktivitet diplomatik, veçanërisht me arritjen e marrëveshjeve doganore me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen. Kryeministri britanik Kir Starmer dhe gruaja e tij, gjithashtu, udhëtuan në Skoci për t'u takuar me Trampin. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR