• e shtunë, 06 korrik 2024

Nëndetësja e SHBA-së me raketa arriti në Lindjen e Mesme

Nëndetësja e SHBA-së me raketa arriti në Lindjen e Mesme

Uashington, 3 nëntor 2023 (MIA) - Ushtria amerikane ka kumtuar se në Lindjen e Afërt ka arritur nëndetësja amerikane me raketa nga klasi Ohajo.

Në rrjetet sociale është publikuar dhe një fotografi në të cilën shihet nëndetësja në Kanalin e Suezit në verilindje të Kajros.

"Ushtria rrallëherë publikon lëvizjet dhe operacionet e flotës së saj nga nëndetësja me raketa balistike dhe të drejtuara, ndërsa ky paralajmërim është një mesazh i qartë ndaj Iranit dhe aleatëve të tij në rajon", ka bërë të ditur Si-En-En. 

Nëndetësja e cila nuk është e emërtuar u bashkohet një numri të madh të anijeve të tjera të marinës amerikane në zonë, duke përfshirë edhe dy grupe të aeroplanmbajtësve. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR