• e premte, 22 nëntor 2024

Nëna e Vanjës nuk i njeh të akuzuarit për vrasjen e vajzës së saj

Nëna e Vanjës nuk i njeh të akuzuarit për vrasjen e vajzës së saj

Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Zorica Gjorçevska, nëna e të vrarës Vanja Gjorçevska, ka thënë sot se nuk i njeh të akuzuarit për vrasjen e vajzës së saj. Në seancën për vrasjen e dyfishtë të minorenes Vanja dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi, ajo në Gjykatën Penale, dëshmoi për ditën e zhdukjes dhe kërkimin  e vajzës së saj.

Në fillim të dëshmisë së saj, Gjorçevska tregoi se banesa në objektin ku u rrëmbye Vanja ishte e saja, e trashëguar nga babai i saj, por ata kishin rënë dakord që t'ia kalonin ish-bashkëshortit të saj.

“Nuk mund të përgjigjem konkretisht se për çfarë arsye, banesa është dhënë në posedim të tij, ideja ka qenë që një apartament të transferohet në emër të tij që nëse dikujt i ndodh diçka, fëmijët të kenë diçka të tyren, tha ajo.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për ditën e zhdukjes së Vanja Gjorçevskës, ajo ka shpjeguar se të dyja vajzat dilnin në orën 7:20, por atë ditë vajza e vogël nuk kishte mësim orën e parë.

“Vanja u bë gati rreth orës 7:20 dhe doli. Unë dal rreth orës 8 pa 15 ose 8 pa 10 dhe shkoj në këmbë në punë. Në momentin që u largova, vura re se kishte ardhur një mesazh nga mësusje e saj kujdestare "Vanja nuk ka erdhur në shkollë orën e parë”. Mesazhi ishte dërguar në orën 7:43, e pashë në 7:45. Menjëherë e mora në telefon, por nuk arrita të lidhem me të dhe duke qenë se ndoqa vendndodhjen e saj në Google Maps, pashë që ajo tregonte se ishte pranë rrugës “Partizanska” tek Fitnes Haus. E thirra në telefon Aleksandrin dhe i thashë se  nuk mund ta gjeja Vanjën, tha ajo.

Menjëherë më pas, siç shtoi ajo, u takuan me Aleksandrin dhe shkuan ta kërkonin.

“Gjatë rrugës e kërkova disa here në telefon por thirrja ishte e padisponueshme. Kur u takova me Aleksandrin, thjesht i thashë se do të telefonoj policinë. Në orën tetë telefonova 112 se fëmija është zhdukur. Me Aleksandrin u drejtuam drejt vendit ku tregonte se ishte për herë të fundit. Fillova të bërtas Vanja, Vanja. Filluam të kërkojmë në një shtëpi të braktisur. Erdhi policia, bëmë denoncimin, telefonova se nuk do të shkoja në punë, thirra të afërmit e mi dhe pastaj filluan kërkimet”, tha ajo.

E pyetur se si reaguan kur ajo e njoftoi Aleksandrin se Vanja ishte zhdukur, ajo u përgjigj se ai nuk i kishte thënë asgjë.

“Biseda e vetme që bëmë ishte se ku duhet të kthehej, ku të shkonte, për të pare vendndodhjen ku ajo kishte qenë për here të fundit. Më pas u kthyem te Kisha kryesore, unë u ula në stol dhe po I jepja  informacion policit, pastaj fillova të telefonoja kolegët e mi të punës, nëse kishin mundësi që përmes telefonit të saj të gjenin venddodhjen, ata erdhën dhe nëse më kujtohet mirë, shkova me një nga policët të kontrolloj se mos ishte në shtëpi, se mos ndoshta nuk ndjehej mirë. Nëse më kujtohet mirë Aleksandri u largua në vendin ku ajo ishte herën e fundit”, elaboroi ajo.

Më pas ajo shkoi të merrte vajzën e saj të vogël nga shkolla dhe ndërkohë, siç tha ajo, mori informacionin se Aleksandri ishte afër Sarajit, siç tha ajo, ai i tha: “lëshova aber atje, nëse ka diçka të më lajmërojnë. U nisa për në Haraçinë dhe në Bllacë, por kishte shumë trafik dhe u ktheva'.

Nëna e Vanjës më pas dëshmoi se në ditët në vijim ata ishin fokusuar tek hetimi dhe rishikimi i pamjeve të kamerës.

Ajo tha se që në momentin e parë Aleksandri pretendoi se Vanja ishte rrëmbyer

Në pyetjen pse mendonte se ajo ishte rrëmbyer, ai thoshte nuk mund të jetë asgjë tjetër, tha ajo.

E pyetur nëse babai i Vanjës ishte informuar se Vanja do të shkonte vetëm në shkollë atë ditë, ajo u përgjigj se nuk e kishte njoftuar atë.

“Jo nga unë, por fëmijët ndoshta e kanë lajmëruar se ai është interesuar për to, po ashtu edhe vajza e vogël ka pohuar se e ka lajmëruar që nesër do të shkojë në shkollë orën e dytë”, tha ajo.

Të afërmit e saj, kolegët dhe policia u përfshinë në kërkimin e Vanjës, thotë ajo në dëshminë e saj.

“Ditën e parë u kontrolluan kamerat, vetë njerëzit filluan të ofronin nëse kishte kamera, ejani dhe shikoni. Prindërit e shoqeve të Vanjës u ofruan për të ndihmuar. Fëmijët shtypën fletushka. Kolegët e mi, të afërmit e mi. Sashko shkonte me policinë dhe inspektonin kamerat. Nuk ishte në asnjë prej kamerave. Ne analizuam, shkuam në polici, asgjë nuk ishte e qartë. I pamë pamjet në kompjuterin tim. Atë ditë isha e zënë me telefonata sepse çdo dy minuta më telefononin njerëzit, disa vetëm pyesnin se çfarë po ndodhte, gazetarët më kontaktonin. Ishte një periudhë kaotike ku fola edhe me policinë”, tha ajo.

Siç shtoi ajo, në shqyrtimin e pamjeve të kamerave I ndihmoi edhe një mik i Aleksandrit.

“Sashko po shihte kamerat dhe nuk e di nese atë ditë apo të nesërmen u shfaq Goce,  i cili erdhi për të ndihmuar Sashkon dhe së bashku në dhomën time,  në kompjuter shikonin kamerat dhe herë pas here më thërrasnin  për këshillë se çfarë sheh këtu”, tha ajo.

Duke shtuar se nuk njihet personalisht me Gocen, por e di se kush është.

“Nuk e di se në cilën ditë kishin gjetur një video ku shihet një automjet, ku një person qëndron i vetëm në makinë dhe vëzhgon dhe pas gjashtë minutash ndalon një makinë me xhama të errët, futet në makinë dhe largohet. Teoria ishte se kjo ishte një situatë vëzhgimi nëse ka njeriu  derisa janë duke rrëmbyer fëmijën. Reagimi im dhe i të afërmve të mi ishte se ajo nuk është vajza e Kenedit, çfarë kemi ne që ata mund të kërkojnë prej nesh”, tha ajo.

Duke folur për mendimin e saj për Aleksandrin, ajo tha se “ai ishte impulsiv dhe ndonjëherë për këtë u mbetej hatri, nuk kam pasur shumë komunikim me të, kemi folur vetëm për fëmijët, nuk kam ndërhyrë në punët e tij, as ai në punët e mia”.

“Nganjëherë dinte të reagonte në atë mënyrë që fëmijëve t’i ngelej hatri, por ai kujdesej fizikisht për ta, por dinte edhe t'u bërtiste dhe për këtë e dinte që ata e kishin inat. Për fëmijët në pjesën më të madhe jam kujdesur unë, nuk kam kërkuar alimentacion, nuk ka pasur nevojë, por kur është dashur të blihet diçka, u ka blerë gjithmonë, derisa mbeti pa punë”, tha Gjorçevska.

E pyetur nëse ka ndodhur ndonjë gjë konkrete ndërsa ata po kërkonin dhe si ishte Aleksandri, ajo u përgjigj se ai ishte i qetë dhe i tërhequr.

“Ishte i qetë, i tërhequr, i trishtuar, nuk ishte shpërthyes, siç dinte që po të ndodhte diçka të më bërtiste dhe të më toshte që unë e kisha fajin”, tha ajo.

Gjorçevska po ashtu ka theksuar se me Vanjën kanë ditur edhe të grindeshin,  si adoleshente.

“Që nga fillimi i semestrit të dytë, Vanja donte të shkonte atje sepse u grind me mua, ajo jetoi atje për dy muaj, por nuk e di se çfarë ndodhi, ata u grindën. Herën e fundit që u grindën ajo duke qarë më tha hajde më merr, e mora, pastaj nuk foli me të për tre muaj, por më pas inati kaloi”, tha ajo.

Lidhur me pyetjen nëse Aleksandri i kishte dërguar ndonjë mesazh një natë para ngjarjes, ajo tha se I kishte dërguar por nuk e kishte parë.

Nuk e kontrollova telefonin në mëngjes dhe më pas ndodhi rrëmuja dhe nuk u fokusova tek mesazhet e një dite më parë. 

“Mesazhi ishte një screenshot i një bisede me Vanjën ku ai i shkruante asaj se si të vishej të nesërmen, të vishej ngrohtë sepse nesër do të ishte ftohtë. Mirëpo, edhe sikur ta kisha parë, nuk do të isha çuditur, sepse shpesh herë dinte të “jepte mend” se si duhej dërguar fëmija në shkollë”, tha ajo.

Në fund, Gjorgjevska ka treguar se për çdo gjë ka raportuar në organet kompetente dhe Aleksandri, siç tha ajo, në atë periudhë ka qenë i fokusuar tek kamerat.

“Të dielën e datës 3 dhjetor më thirrën në polici rreth orës dy, erdhëm unë dhe Aleksandri, pastaj na ndanë, më ndanë në një dhomë tjetër dhe më thanë se ajo ishte gjetur e vdekur dhe më morën për ta identifikuar”, tha ajo.

Sa i përket shitjes së njërit prej apartamenteve, ajo tha se e ka shitur për 83 mijë euro dhe me paratë e asaj banese ka mbyllur minusin që ka pasur për kredi, ka blerë një veturë të re, ka paguar një pjesë të parave dhe me një pjesë ka rinovuar.

E pyetur nëse e dinte se kush ishte pronari i objektit ku ato banonin, ajo u përgjigj se e dinte nga prindërit e saj dhe nga fakti se në hyrje të pallatit kishte një tabelë.

Në pyetjen e tërthortë nga mbrojtësi i të pandehurit të parë Ljupço Palevski, avokati Marjan Vitanovski, nëse e dinte se i akuzuari i parë ka pasur bashkëpunim me babain e saj në blerjen dhe shitjen e banesave, ajo është përgjigjur po.

Në pyetjen se a ka dijeni për ndonjë keqkuptim, ajo është përgjigjur se po të kishte pasur, babai i saj, siç tha ajo, do të tërhiqej.

E pyetur nëse mund të dyshonte se mund të kishte pasur diçka mes të akuzuarit të parë dhe bashkëshortit të saj, ajo u përgjigj se nuk kishte njohuri.

“Nuk kam njohuri sepse nuk ndjek mediat, jetoj në katër mure duke u përpjekur ta mbroj fëmijën nga lajmet dhe spekulimet”, tha ajo.

Në seancën e sotme dëshmuan edhe vajza e Pançe Zhezovskit, Ana Kirkova dhe bashkëshorti i saj Todor Kirkov.

Në gjykatë ishin të pandehurit Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski.

Në seancën e kaluar të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, për çka mbrojtja e tyre do të sigurojë prova shtesë.

Sipas aktakuzës, ata planifikuan së bashku të rrëmbenin vajzën 14-vjeçare për të detyruar një anëtar të familjes së saj të ngushtë që të siguronte para për shpërblim.

Më 22.11.2023, i akuzuari së bashku me tre të akuzuar të tjerë paraprakisht, së bashku kanë rrëmbyer të lënduarin Pançe Zhezovski në Veles, me qëllim që ta detyrojnë që t'ua japë automjetin e tij "Citroen" për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Minorenia Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor të vitit 2023.

Lidhur me këtë rast dyshohet se ka asistuar pas kryerjes së veprës edhe një person tjetër, ndaj të cilit procedura do të zhvillohet veçmas.

Gjykimi udhëhiqet nga gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja Zhaklina Kërstevska.

Seanca vazhdon më 16 tetor.

FOTO: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR