• e premte, 05 dhjetor 2025

Nën kontroll zjarret në Evropën jugore dhe Turqi

Nën kontroll zjarret në Evropën jugore dhe Turqi

Stamboll, 2 gusht 2025 (MIA) - Sipas raporteve të fundit, zjarrfikësit në Evropën jugore dhe Turqi në masë të madhe kanë arritur t'i vendosin nën kontroll zjarret e mëdha pyjore të ditëve të fundit, ndërsa shumë rajone po përgatitetn për kohë të nxehtë dhe të thatë.

Situata ishte më e vështirë në Portugalinë veriore, ku një zjarr përhapej disa ditë pranë qytetit të vogël Ponte da Barka. Flakët atje janë pothuaj nën kontroll, por kushtet e motit nuk janë të volitshme, tha për televizionin shtetëror RTP shefi i i mbrojtjes civile, Elisio Oliveira.

Për ditët e ardhshme parashikohet valë e re e nxehtl, duke sjellë temperatura mbi 40 gradë Celsius, të cilat me siguri do ta përfshijnë edhe Spanjën fqinje, njoftoi DPA.

Zjarr i dytë i madh pranë qytetit të vogël portugez Aruka, në jug, po ashtu është vënë nën kontroll.

Në Kuevas del Vale, në jug të Avilës në Spanjë, zjarrfikësit papritur u ndihmuan nga shiu dhe flakët u shuan pothuajse plotësisht, njoftoi televizioni shtetëror RTVE. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR