• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nën hetim të SPAK-ut bashkëshortit i ish-ministres Xhaçka i janë konfiskuar 5.5 mijë metra katrorë tokë

Nën hetim të SPAK-ut bashkëshortit i ish-ministres Xhaçka i janë konfiskuar 5.5 mijë metra katrorë tokë

Tiranë, 30 tetor 2023 (MIA) - Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka sekuestruar 5.512 metra katrorë tokë Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres për Evropë dhe Punë të Jashtme, Olta Xhaçka.

Toka ndodhet në bregdet pranë një prej qyteteve më të bukura bregdetare, Himarës, me të cilën Gaçi fitoi statusin e investitorit strategjik.

"Konfiskimi i përkohshëm u krye në kuadër të hetimeve të nisura në bazë të kallëzimit të kryetarit të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, nga viti i kaluar, i cili akuzoi se prona ishte fituar me dokumente të falsifikuara, të cilat SPAK-u i sekuestroi me një ndalimi të tjetërsimit të pronës në emër të Gaçit", theksojnë mediat. 

Shtojnë se ish-deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi, tashmë investitor strategjik në jug të Shqipërisë,  më 6 tetor është marrë në pyetje për disa orë në SPAK.

Në fillim të muajit të kaluar, me rikonstruksionin e kabinetit të kryeministrit Edi Rama, u përfshi edhe Xhaçka, e cila lidhet pikërisht me hetimin e bashkëshortit të saj. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR