• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Nënës së Navallnit i është thënë se kritiku i Kremlinit ka vdekur nga sindroma e vdekjes së papritur

Nënës së Navallnit i është thënë se kritiku i Kremlinit ka vdekur nga sindroma e vdekjes së papritur

Moskë, 17 shkurt 2024 (MIA) - Zyrtarët e burgut e kanë njoftuar nënën dhe avokatin e Aleksej Navallnit se kritiku më i ashpër i Kremlinit ka vdekur nga "sindroma e vdekjes së papritur", publikoi sot Ivan Zhdanov, mik i Navallnit.

Zëdhënësja e Navallnit, Kira Jarmish sot deklaroi se nuk është e njohur se ku është dërguar trupi i tij, pasi morgu, i cili gjendet në afërsi të burgut ku ka vdekur, njoftoi se nuk e ka marrë trupin e tij.

Jarmish tha se nëna e Navallnit, Ludmilla ka marrë njoftim zyrtar për vdekjen e djalit të tij. Sipas njoftimit, Navallni ka vdekur më 16 shkurt në ora 14:17 sipas kohës lokale.

"Kërkojmë që trupi i Aleksej Navallnit menjëherë t'i dorëzohet familjes së tij", tha Jarmish. Ajo në platformën "X" publikoi se një i punësuar në burg i ka thënë se inspektorët rusë e kanë dërguar trupin e Navallnit në Salehard, qytet në afërsi të burgut. Kur nëna dhe avokati i Navallnit kanë arritur në murgun në Salehard, murgu ka qenë i mbyllur dhe ata janë bindur se trupi i Navallnit nuk është aty", tha Jarmish. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR