Në Zveçan sulmohet ekipi i RTK-së
- Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) njoftoi se në Zveçan është sulmuar ekipi i tij që raportonte nga ky qytet në veri të Kosovës.
- Post By Sara Ademi
- 21:53, 15 qershor, 2023

Prishtinë, 15 qershor 2023 (MIA) - Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) njoftoi se në Zveçan është sulmuar ekipi i tij që raportonte nga ky qytet në veri të Kosovës.
Shërbimi Publik i Kosovës ka publikuar një video ku shihet se është dëmtuar një veturë e RTK-së dhe se janë sulmuar gazetari dhe kameramani i atij televizioni.
Ky është sulmi i parë pas disa ditësh, pasi më herët, që nga fillimi i protestës në Zveçan 18 ditë më parë, pati të paktën dhjetëra sulme ndaj përfaqësuesve të mediave. sa/
foto: RTK