• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në zonat ZZHTI për një vit janë hapur rreth 2000 vende pune

Në zonat ZZHTI për një vit janë hapur rreth 2000 vende pune

Shkup, 8 tetolr 2023 (MIA) - Në kompanitë në zonat ZZHTI për një vit janë hapur rreth 2000 vende pune, tregojnë të dhënat e Drejtorisë së zonave teknologjike-zhvillimore.

Numri i të punësuarve në zonat në shtator është rritur në 17.558 që është për 13 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, ndërsa për 25 për qind më shumë krahasuar me shtatorit e vitit 2021 dhe për 31 për qind në krahasim me vitin 2020.

"Analiza e rregullt mujore e Drejtorisë tregon se rritja e vazhdueshme e të punësuarve vazhdon dhe vetëm për një muaj 200 bashkëqytetarë tanë kanë marrë vende të reja pune", thonë nga Drejtoria e ZZHTI.

Përfundimisht me shtatoritn është regjistruar edhe rritje e eksportit dhe importit. Në nëntë muajt e parë të vitit kompanitë në zonat kanë realizuar eksport prej 2,8 miliardë eurove që është për 8 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Vetëm në shtator, eksporti ka arritur 329 milionë euro, ndërsa krahasuar me fillimin e vitit eksporti është rritur për 19 për qind.

Importi nga fillimi i vitit deri më tani ka arritur mbi 2,3 miliardë euro. Vetëm në korrik të këtij viti kompanitë në ZZHTI kanë realizuar import prej 275 milionë eurove, që është për 20 për qind në nivel më të ulët krahasuar me shtatoritn e vitit të kaluar, por edhe për 45 për qind dhe 55 për qind më lartë në krahasim e shtatorin e vitit 2021 dhe viti 2020.  

"Për shkak të tendencave të tilla ekonomike, eksporti neto është pozitiv dhe në shtator është 22 për qind", thonë nga Drejtoria e ZZHTI.

Pritet që ky trend pozitiv të vazhdojë deri në fund të vitit për shkak të rritjes së vëllimit të kontratave të lidhura për investim. Këtë vit janë lidhur kontrata në vlerë prej 350 milionë euro dhe tashmë janë duke u realizuar një pjesë nga 6000 vende e reja të planifikuara. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR