• e hënë, 20 maj 2024

Në zjarrin nën Kalanë e Shkupit përfshihen pesë automjete, intervenimi i zjarrfikësve drejt fundit

Në zjarrin nën Kalanë e Shkupit përfshihen pesë automjete, intervenimi i zjarrfikësve drejt fundit

Shkup, 6 prill 2024 (MIA) - Pesë automjete janë përfshirë nga zjarri që shpërtheu pasditen e sotme në ish hapësirat për dhënie të testit për vozitje nën Kala, ndërsa gjatë shuarjes janë përfshirë katër automjete kundër zjarreve dhe 13 zjarrfikës, deklaroi Xvonko Tomevski, komandant i Brigadës për mbrojtje kundër zjarreve në Qytetin e Shkupit.

Tomevski tha se intervenimi i zjarrfikësve është drejt fundit.

"Zjarri është lokalizuar dhe është parandaluar përhapja në automjetet përreth. Është shkaktuar vetëm dëm material", tha Tomevski.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR