• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në zjarrin në një shkollë fillore në Keninë qendrore humbën jetën 17 nxënës

Në zjarrin në një shkollë fillore në Keninë qendrore humbën jetën 17 nxënës

Najrobi, 6 shtator 2024 (MIA) - Në zjarrin që shpërtheu në një konvikt të shkollës fillore në Keninë qendrore humbën jetën 17 nxënës, njoftoi sot zëdhënësja e policisë. Mediat lokale raportojnë se trupat u dogjën sa që nuk njiheshin.

Presidenti Uiliam Ruto deklaroi se ka kërkuar nga autoritetet ta hetojnë incidentin dhe ftoi në përgjegjësi.

“Urdhëroj autoritetet kompetente që të hetojnë tërësisht këtë incident të tmerrshëm. Ata që janë përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi”, shkroi presidenti Ruto në profilin e tij X.

Ekipet e shpëtimit janë ende në vendngjarje në Akademinë Endarasha në Nieri, deklaroi zëdhënësja Resila Onjango për radion Hot 96 FM. Më vonë do të publikohen më shumë detaje.

“Kemi humbur 17 nxënës në zjarr, ndërsa 14 u lënduan. Ekipi ynë është ende në terren”, deklaroi Onjango. qa/

Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR