• e diel, 22 dhjetor 2024

Në zjarrin në një pompë benzine në Dagestan humbën jetën 27 persona

Në zjarrin në një pompë benzine në Dagestan humbën jetën 27 persona

 Mahaçkalla, 15 gusht 2023 (MIA) - Në zjarri në një pompë benzine në rajonin jugor rus të Dagestanit deri më tani humbën jetën të paktën 27 persona, mes të cilëve edhe tre fëmijë, njoftuan në mëngjesin e sotëm mediat ruse, duke cituar shërbimet rajonale për ndihmë mjekësore urgjente.

 Zjarri që shpërtheu mbrëmë në një punëtori për riparim të makinave, afër autostradës në kryeqytetin e Dagestanit, Makhaçkalla, shkaktoi shpërthime që u përhapën në një pompë benzime aty pranë, thanë personat zyrtarë.

 Në videon e publikuar në internet shihet ndërtesa njëkatëshe në flakë, raportojnë mediat britanike.

 "Këtu është si  luftë", tha një dëshmitar i ngjarjes.

 Numri i të lënduarve është rritur në 66, prej të cilëve 10 janë në gjendje kritike, raportojnë mediat ruse, duke iu referuar zëvendësministrit rus të Shëndetësisë Vladimir Fisenko.

 Trembëdhjetë nga të lënduarit janë fëmijë, njoftuan mediat ruse, duke iu referuar Ministrisë së Shëndetësisë së Dagestanit.

 Zjarrfikësve iu deshën më shumë se 3.5 orë për ta shuar zjarrin, i cili u përhap në një sipërfaqe prej 600 metra katrorë, raportoi Tasi, duke cituar një deklaratë nga shërbimi për gjendje të jashtëzakonshme.

 Foto: Skrinshot Bi-Bi-Si

 

QËNDRONI TË LIDHUR