• e hënë, 08 korrik 2024

Në zjarret pyjore në Havai deri më tani jetën e humbën 80 persona

Në zjarret pyjore në Havai deri më tani jetën e humbën 80 persona

Honolulu, 12 gusht 2023 (MIA) - Autoritetet e arqipelagut amerikan Havai hapën hetim për përgjigjen e autoriteteve lokale ndaj zjarreve shkatërruese pyjore në ishullin Maui, në të cilat jetën e humbën së paku 80 persona, tregojnë të dhënat më të reja.

Në bilancin paraprak flitej për 67 viktima.

"Numri i të vdekurve u rrit në 80", kumtuan autoritetet lokale, duke shtuar se mbi 1.400 njerëz janë evakuuar.

Zjarri është katastrofa më e keqe natyrore në Havai nga cunami në vitin 1961 kur jetën e humbën 61 persona në Ishullin e madh. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR