• e mërkurë, 12 shkurt 2025

Në zjarret në Los Anxhelos deri më tani humbën jetën 16 persona

Në zjarret në Los Anxhelos deri më tani humbën jetën 16 persona

Los Anxhelos, 12 janar 2025 (MIA) – Në shërbimet kompetente në Los Anxhelos është raportuar se në zjarret në qytet dhe rrethinë deri më tani humbën jetën 16 persona, informojnë sot mediat amerikane. 

Pesë persona humbën jetën në lagjen Palisejds, ndërsa 11 në Iton, bëjnë të ditur shërbimet medicinale, transmeton Ej-Bi-Si Njuz (ABC News).

Në zjarrin në Iton deri më tani janë djegur 14.117 arë, ndërsa janë shkatërruar ose dëmtuar 7.000 objekte. 

Shefi i zjarrfikësve në Los Anxhelos, Entoni Marone, deklaroi se kolegët e tij arritën të lokalizonin vetëm 15 për qind të zjarrit në Iton. Ai paralajmëroi se meteorologët parashohin erë të fuqishme deri të mërkurën, që dukshëm do t’i vështirësojë përpjekjet për shuarjen e zjarrit. 

Në lagjen Palisejds zjarri vazhdon të fuqizohet edhe rrezikshëm i ishte afruar lagjes Brentvud. 

Sot duhet të mbërrijnë 70 zjarrfikës nga Meksika që t’i ndihmojë ekipet zjarrfikëse të cilat luftojnë me zjarret. 

Autoritetet në Los Anxhelos dje njoftuan për të paktën 27 persona të arrestuar në Palisejds dhe Iton. Numri më i madh i arrestimeve janë kryer për shkak të vjedhjeve, grabitjeve ose posedimit të drogës, transmeton Ej-Bi-Si Njuz. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR