• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Në Zagreb nga sëmundja e Legjionarëve kanë humbur jetën tre pacientë

Në Zagreb nga sëmundja e Legjionarëve kanë humbur jetën tre pacientë

Zagreb, 18 qershor 2024 (MIA) - Mediat kroate sot publikuan se tre nga pesë pacientë të infektuar me legjionelozë kanë humbur jetën në Qendrën klinike të Zagrebit.

Më herët, Qendra klinike kumtoi se pacientët e infektuar në spitalin e Zagrebit janë të sëmurë rëndë dhe se legjioneloza ka përkeqësuar në mënyrë drastike gjendjen e tyre.

Legjioneloza ose sëmundja e Legjionarëve është një infeksion i mushkërive (pneumoni) i shkaktuar nga bakteret e familjes Legjionela.

Bakteria Legjionela pneumofilia zakonisht gjendet në burimet e ujit me një temperaturë që sillet nga 35 deri në 46 gradë Celsius, ndërsa një baktere tjetër nga familja Legjionela, Legjionela longbeacae zakonisht gjendet në vendin për mbjelljen e bimëve.

Sëmundja e legjionarëve zakonisht shkakton temperaturë, ethe dhe kollë, si dhe dhimbje muskujsh, dhimbje koke, lodhje, humbje të oreksit dhe diarre. Sëmundja e legjionarëve ndonjëherë mund të jetë fatale. rq/

Foto: Uikipedia

 

QËNDRONI TË LIDHUR