• e mërkurë, 03 korrik 2024

Në "X" është zhdukur "selfi" me Elen Dexheneris dhe yje të tjerë nga Oskar 2014

Në

Los Anxhelos, 22 gusht 2023 (MIA) - Për shkak të gabimeve teknike në platformën "X" të cilën e pranoi edhe pronari i aplikacionit Ilon Mask është zhdukur mbase selfi më e famshme e nxitur nga Elen Dexheneris me shumë personalitete të famshëm nga Oskaret 2014.

Shumë herë "selfi" e ripostuar e Bredli Kuper u zhduk nga "X" gjatë fundjavës, gjë që ka detyruar Maskun të pranojë se mund të jetë faji i vetë platformës, shkruan "Tajms"-i londinez.

Në foton e publikuar nga Elen Dexheneris nëntë vite më parë, janë edhe Bred Pit, Anxhelina Xholi, Xhulia Roberts, Kevin Spejsi, Xhenifer Lorens dhe yje të tjerë. qa/

Foto: "X" (Tuiter)

 

QËNDRONI TË LIDHUR