Në VK “Bllatë” privohet nga liria një shtetas shqiptar, ka poseduar fishekë
- Nëpunësit e policisë nga Qendra rajonale perëndimore në pikën kufitare "Bllatë" pranë Dibrës kanë privuar nga liria një shtetas shqiptar tek i cili u gjetën fishekë.
- Post By Fami Bajrami
- 12:40, 19 maj, 2025
Dibër, 19 maj 2025 (MIA) - Nëpunësit e policisë nga Qendra rajonale perëndimore në pikën kufitare "Bllatë" pranë Dibrës kanë privuar nga liria një shtetas shqiptar tek i cili u gjetën fishekë.
"Dje në orën 14:50 në pikën kufitare 'Bllatë' gjatë hyrjes në vendin tonë, nëpunësit e policisë nga Qendra rajonale Perëndimore e kanë privuar nga liria H.L. (46) nga Republika e Shqipërisë sepse gjatë një kontrolli kufitar iu gjetën dhe sekuestruan dy plumba", tha Stefan Dimoski, zëdhënës i Departamentit të punëve të brendshme-Ohër.
Është informuar edhe prokurori publik, ndërsa personi u është dorëzuar nëpunësve të policisë nga Departamenti për krim ndërkufitar, migracion dhe riatdhesim në Dibër për procedurë të mëtejshme.
Foto: MIA