• e premte, 05 dhjetor 2025

Në vitin 2024 ka pasur më shumë konflikte të armatosura se sa në secilin vit pas Luftës së Dytë Botërore

Në vitin 2024 ka pasur më shumë konflikte të armatosura se sa në secilin vit pas Luftës së Dytë Botërore

Upsala, 11 qershor 2025 (MIA) - Në vitin 2024 ka pasur më shumë konflikte se sa në çdo vit tjetër pas Luftës së Dytë Botërore, kumtuan sot hulumtuesit nga organizata Programi për të dhëna për konflikte (UCDP) me seli në Universitetin në Upsala të Suedisë.

Ata theksojnë se vitin e kaluar janë rregjistruar 61 konflikte ndërshtetërore, përfshirë 11 lufta në të cilat civilët posaçërisht i janë nënshtruar rrezikut.

Civilët nuk ishin vetëm dëm kolateral, por edhe viktima të sulmeve të qëllimshme, thonë hulumtuesit suedezë.

Pothuajse 160.000 njerëz në mbarë botën e humbën jetën vitin e kaluar si rezultat i dhunës së organizuar, që është numri i pestë më i madh i viktimave që nga viti 1989, kumton Gardiani londinez. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR