• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Në vitin 2022, 50 mijë qytetarë shqiptarë janë bërë shtetas të ndonjë vendi anëtar të BE-së, për dy dekada 694 mijë

Në vitin 2022, 50 mijë qytetarë shqiptarë janë bërë shtetas të ndonjë vendi anëtar të BE-së, për dy dekada 694 mijë

Tiranë, 1 mars 2024 (MIA) - Po rritet numri i qytetarëve shqiptarë të cilët marrin shtetësi në ndonjë vend të BE-së. Vetëm në vitin 2022, 50.000 kanë marë pasaportë të ndonjë vendi nga Bashkimi Evropian dhe sipas kësaj të dhëne, ata janë në vendin e tretë në Evropë, pas marokenëve dhe sirianëve. 

"Të dhënat e agjencisë statistikore evropiane, Eurostat tregojnë rritje të numrit të shtetësive të dhëna në bazë të trendit të uljes në vitin 2018. Vendi i cili u ka dhënë më së shumti shtetësi është Italia me 75,8 për qind, pastaj Greqia me  19,2 për qind dhe Suedia dhe Belgjika me 1,2 për qind dhe 0,9 për qind", transmetojnë mediat. 

Shtojnë se gjatë 20 viteve të fundit pasaportë nga Bashkimi Evropian kanë marrë rreth 604 mijë shtetas shqiptarë. fc/

Fotografia: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR