Në vijim është shpërndarja e 1.013.357 fletëvotimeve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
- Është duke u zhvilluar shpërndarja e fletëvotimeve në të gjithë vendin për zgjedhjet e ardhshme lokale 2025, konfirmoi për MIA-n Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).
- Post By Fami Bajrami
- 11:24, 30 tetor, 2025
Shkup, 30 tetor 2025 (MIA) – Është duke u zhvilluar shpërndarja e fletëvotimeve në të gjithë vendin për zgjedhjet e ardhshme lokale 2025, konfirmoi për MIA-n Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).
Nga shtypshkronja "Kiro Dandaro" në Manastir sot në mëngjes ka filluar shpërndarja e 1.013.357 fletëvotimeve për raundin e dytë të votimit në zgjedhjet lokale 2025. Nga KSHZ thonë se shpërndarja e materialit zgjedhor po zhvillohet pa probleme.

Të dielën do të zgjidhen kryetarë komunash në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Të shtunën do të votojnë të sëmurët dhe të pamundurit, të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak, kërkesat e të cilëve janë pranuar nga komisionet komunale zgjedhore.
Zgjedhjet lokale sipas informacioneve të KSHZ-së do të monitorohen nga 1.569 vëzhgues, nga të cilët 904 janë vendas dhe 651 janë ndërkombëtarë, ndërsa janë akredituar 14 gazetarë të huaj.
Për shkak të censusit të pamjaftueshëm në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë- do të aplikohet procedurë e re zgjedhore për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive. Votimi, në përputhje me Kodin zgjedhor nuk do të mbahet të dielën, por brenda 60 ditëve nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale 2025.
Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale 2025 u zgjodhën kryetarët e komunave në gjithsej 44 komuna.
Foto: arkivi i MIA-s