• e mërkurë, 03 korrik 2024

Në Venecje takim i ministrave të drejtësisë nga G7

Në Venecje takim i ministrave të drejtësisë nga G7

Venecje, 10 maj 2024 (MIA) - Ministrat e Drejtësisë nga grupi shtatë vendet më të zhvilluara industrialisht (G7) gjatë konferencës dyditore që u mbajt në Venecje, biseduan për përdorimin e intelegjencës artificiale (IA) nga ana e autoriteteve gjyqësore në mënyrë të pranueshme ligjore, njofton DPA.

Temë e konferencës, të mbajtur dje dhe sot, ishte se si të vendosen kufizimet për përdorimin e mësimit të makinerive dhe robotikës. Italia në këtë moment kryeson me G7. Në publikimin në Iks, ministri italian i Drejtësisë Karlo Nordio e ka përshkruar temën kryesore si "Luftë kundër krimit të organizuar transnacional, me fokus në tregtinë me drogë dhe larjen e të ardhurave nga krimi". 

Përveç Italisë, G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja. Në takimin kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR