• e premte, 05 dhjetor 2025

Në vendkalimin kufitar Tabanoc pritet gjysëm ore për dalje nga Maqedonia

Në vendkalimin kufitar Tabanoc pritet gjysëm ore për dalje nga Maqedonia

Shkup, 28 gusht 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në VK Tabanoc koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet kufitare të tjera nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. 

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR