• e diel, 22 dhjetor 2024

Në vendet arabe protesta masive për shkak të shpërthimit në spitalin në Gazë

Në vendet arabe protesta masive për shkak të shpërthimit në spitalin në Gazë

Kajro, 18 tetor 2023 (MIA) - Protesta masive sot shpërthyen në disa vende arabe në shenjë mbështetjeje për palestinezët dhe për t'i dënuar sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës.

Siç lajmëroi DPA, të mllefosur nga sulmet ajrore izraelite ndaj Gazës dhe shpërthimit shkatërrues në spital, ditën e dytë me radhë në disa vende po mbahen demonstrata.

Në Tunizi rreth 17.000 njerëz u tubuan në afërsi të ambasadës franceze, deklaroi zëdhënësi i Minsitrisë së Punëve të Brendshme.

Demonstruesit bënë thirrje për dëbim të ambasadorit frabcez për shkak të, siç e përshkruajtën, "animit" të Francës ndaj Izraelit.

Demonstrata të tjera u mbajtën para ambasadës amerikane në Tunizi.

Jordanezët u tubuan në afërsi të ambasadës izraelite në Aman, ndërsa mijëra njerët shprehën mbështetje për Gazën dhe bënë thirrje për dëbimin e ambasadorit izraelit në Jordani.

Sipas televizionit Roja, rajoni është nën masa të fuqishme të sigurisë, dhe demonstruesit mbahen në distancë nga ambasada pasi që mbrëmë tentuan të hyjnë në të.

Qindra të tjerë u tubuan në një rajon tjetër në Aman duke brohoritur kundër "entitetit zionist" dhe, gjithashtu, duke brohoritur "Nuk ka ambasadë, nuk ka normalizim".

Në Egjipt u mbajtën protesta në qytete të ndryshme të vendit, që është pamje e rrallë në vendin veriafrikan ku pushteti me vite i shuan demonstratat.

Studentët mbajtën demonstrata në Kajro. Qidnra të tjerë dolën në rrugë në qytetin jugor Luksor për ta dënuar eskalimin ushtarak izraelit në Gazë.

Egjipti ishte vendi i parë arab që nënshkroi marrëvehsje paqësore me Izraelin në vitin 1979, ndërsa Jordania më pas nënshkroi marrëveshje të dytë në vitin 1994.

Mijëra ithtarë të milicisë proiraniane libaneze Hezbollah sot protestuan në paralagjet jugore të Bejrutit për shkak të sulmeve izraelite ndaj Rripit të gazës dhe shpërthimit në spital.

Gjatë demonstratave në Liban shpërthyen përleshje mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë. Njësitë e policisë libaneze prëdorën gaz lotsjellës dhe topa uji për t'i shpërndarë demonstruesit në afërsi të ambasadës ameikane në Avkar, në afërsi të kryqytetit Bejrut. ab/

Foto: DPА

QËNDRONI TË LIDHUR