• e enjte, 04 dhjetor 2025

Në vend ka numër të madh të të siguruarve shëndetësor nga numri i banorëve, merren edhe më shumë pushime mjekësore se sa nevojat reale

Në vend ka numër të madh të të siguruarve shëndetësor nga numri i banorëve, merren edhe më shumë pushime mjekësore se sa nevojat reale

Shkup, 3 korrik 2025 (MIA) - Numri i përgjithshëm i të siguruarve në sigurimin shëndetësor është mbi një milion e 820 mijë persona që është më shumë se numri i banorëve sipas Regjistrimit të fundit. Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSH) ka filluar tashmë formimin e një grupi pune ndërsektorial me qëllim përcaktimin e numrit të saktë të personave të siguruar shëndetësor.

Sipas drejtorit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Sasho Klekovski mes tyre sipas gjitha gjasave ka shtetas të Maqedonisë të cilët jetojnë jashtë vendit, ndërsa nuk janë çlajmëruar nga vendi dhe vazhdojnë të shfrytëzojnë sigurimin shëndetësor, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe persona të siguruar të rremë.

"Më shumë se gjysma e personave të siguruar janë për arsye të tjera, ndërsa jo për arsye rë pagës dhe fëmijëve të siguruar. Kemi ngritur iniciativë para Qeverisë për të rishikuar kriteret. Ajo është punë ndërsektoriale e cila do të kërkojë kohë sepse kemi më pak banorë sesa kemi për momentin sigurime shëndetësore", theksoi Klekovski në deklaratën për media.

Nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor do të iniciojnë dhe ndryshime në Ligjin për kujdesin shëndetësor me qëllim përmirësimin e sistemit të kontrollit për dhënien e pushimeve mjekësore dhe për t'u ofruar këtyre pacientëve të cilët kanë vërtet nevojë për të.

"Në thelb kemi rreth 17 mijë pushime mjekësore për shkak të sëmundjes dhe rreth 10 mijë pushime të lindjes. Numri në rritje i kërkesave për kontroll rrjedh nga fakti se në institucionet e sektorit publik ka një numër të konsiderueshëm të punonjësve në pushime mjekësore. Në shëndetësi kemi klinika ku 20 për qind e punonjësve janë në pushim mjekësor, ndërsa kemi një problem të veçantë me pushimin mjekësor në polici, dogana dhe mbrojtje dhe në thelb fizikisht nuk mund t'u përgjigjemi të gjitha kërkesave për pushime mjekësore ashtu që po mendojmë se si të propozojmë ndryshime për të përmisuar sistemi i kontrolleve të pushimeve mjekësore", tha Klekovski.

Theksoi se shpesh ndodh që gjatë një ngarkese të shtuar të punës, stafi për të shmangur detyrimet e punës, marrin pushime mjekësore.

"Kur ata marrin pushime mjekësore, inkurajohen dhe punonjësit e tjerë të kërkojnë mënyra për të shmangur ngarkesën e shtuar të punës. Tek mjekët amë kanë përcaktuar qartë standardet se si mund të jepet leja mjekësore, por nëse shikoni diagnozat se përveç sëmundjeve akute të frymëmarrjes, pothuajse 50 për qind e pushimeve mjekësore në Fond janë për sëmundjet e shtyllës kurrizore, ndërsa të cilët ishin të punësuar mbi 50 vite nëse e inçizoni shpinën do të dalë se ka spandilozë ose dhimbje mesi, atëherë bëhet subjektive nëse duhet të shkojë në punë apo jo", deklaroi Klekovski.

Një motivim shtesë për të marrë pushime mjekësor, sipas Klekovskit, janë dhe marrëveshjet kolektive në të cilat është parashikuar pagesë prej 90 deri në 100 për qind të pagës gjatë pushimit mjekësor në krahasim me të ardhurat që do të thotë se punonjësit paguhen pavarësisht nëse janë në punë apo jo. Tjetër moment janë dhe pagat e ulëta në disa institucione të sektorit publik, prandaj njerëzit marrin pushime mjekësore në mënyrë që të mund të punojnë një punë të dytë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR