Në varrimin e papa Françeskut priten mbi 200.000 njerëz
- Për varrimin e papa Françeskut, pritet të shtunën në mëngjes në sheshin e Shën e Pjetrit në Vatikan të marrin pjesë mbi 200.000 njerëz, vlerësoi Komiteti për rend publik dhe siguri në mbledhjen me të cilën kryesoi ministri italian i Punëve të Brendshme, Mateo Pjantedosi.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:47, 23 prill, 2025

Romë, 23 prill 2025 (MIA) - Për varrimin e papa Françeskut, pritet të shtunën në mëngjes në sheshin e Shën e Pjetrit në Vatikan të marrin pjesë mbi 200.000 njerëz, vlerësoi Komiteti për rend publik dhe siguri në mbledhjen me të cilën kryesoi ministri italian i Punëve të Brendshme, Mateo Pjantedosi.
Në Romë pritet të arrijnë së paku 100 delegacione të huaja.
Siç është paralajmëruar, shumica e delegacioneve të huaja do të arrijnë në Romë të shtunën dhe do të largohen gjatë ditës, përderisa presidenti amerikan, Donald Tramp pritet të arrijë në Romë të premten.
Papa Françesku, i lindur si Horhe Mario Bergoljo në Buenos Ajres të Argjentinës, ishte papa i parë nga Amerika Latine.
Ai ndërroi jetë më 21 prill në moshën 88-vjeçare, ndërsa drejtori i Drejtorisë për shëdnet dhe higjienë të Vatikanit, Andrea Arkanxheli kumtoi se papa vdiq nga goditja në tru dhe dobësi në zemër.
Siç kumtoi Zyra për ngjarje liturgjike në Vatikan, ai do të varroset të shtunën më 26 prill. ab/
Foto: ЕPА