• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Në vërshimet në RAJ humbën jetën 395 persona, ekziston frika se bilanci i vdekjes do të rritet

Në vërshimet në RAJ humbën jetën 395 persona, ekziston frika se bilanci i vdekjes do të rritet
Johanesburg, 15 prill 2022 (MIA) - Numri i të vdekurve nga shirat e rrëmbyeshme të kësaj jave në Republikën e Afrikës së Jugut arriti 395, me çka autoritetet janë të shqetësuar se numrat mund të rriten për shkak të numrit të madh të të zhdukurve, transmeton DPA. Moti i keq e kaploi provincën lindore bregdetare KvaZullu - Natall dhe tani konsiderohet si katastrofa më e keqe e motit në historinë e RAJ. Shumë persona mbeten të pakalueshme pasi ishin shkatërruar nga shirat. Urat janë shkatërruar, ndërsa një numër i madh i shtëpive janë shkatërruar. Porti në Durban, një nga portet më të mëdha transportuese në Afrikë, është mbyllur për një kohë të caktuar. Mijëra njerëz ikën në strehimore dhe varen nga ndihma humanitare, pas motit të keq që filloi të hënën. Disa rajone nuk kanë as rrymë e as ujë. KvaZullu është një nga destinacionet më të rëndësishme për pushim në vend. Moti i keq nuk është i pazakonshëm në këtë periudhë të vitit dhe një pjesë e madhe e rajonit konsideronte se është përgatitur në mënyrë adekuate për një incident të tillë. Më shumë reshje priten për fundjavën e ardhshme. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR