Në Universitetin në Tetovë u mbajt panel diskutimi në temë "Kovid-19 mes nesh dhe vaksinimi"

Tetovë, 16 korrik 2021 (MIA) - Fakulteti për Shkenca Mjekësore pranë Universitetit në Tetovë organizoi panel diskutim në temë "Kovid-19 mes nesh dhe vaksinimi". Panelistë ishin dekani i Fakultetit Nevzat Elezi, udhëheqësi i Qendrës për Kovid Gzim Nuredini, udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike Ahmed Qazimi, profesoresha Rezarta Elezi dhe studenti Diturim Xheladini.
Edhe panelistët e tjerë e theksuan nevojën e imunizimit masiv si mënyrë për tejkalim të pandemisë, me ç'rast u theksuan përfitimet dhe rreziqet e mundshme që mund të sjellë vaksinimi. Pjesë e diskutimit ishin edhe studentët e Fakultetit Mjekësor. ar/
"Vendosja e pikave të vaksinimit në fshatrat malore dhe rurale është një drejtim shumë i mirë për vaksinim masiv të popullsisë. Duhet të sensibilizohet popullata përmes mediave dhe tribunave të ndryshme të ngjashme dhe përmes vaksinimit që të arrihet imunitet kolektiv", theksoi Elezi.
