• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Ukrainë bastisje në mbi 200 qendra ushtarake për shkak të korrupsionit

Në Ukrainë bastisje në mbi 200 qendra ushtarake për shkak të korrupsionit

Kiev, 22 gusht 2023 (MIA) - Mbi 200 qendra ushtarake janë bastisur në Ukrainë në mënyrë që të çrrënjoset sistemi i korrupsionit që u mundëson regrutëve të ikin nga armata, kumtoi sot prokuroria e atjeshme, në kushte të kundërofenzivës së forcave ukrainase kundër forcave ruse.

"Shërbimet për zbatim të ligjit zbuluan skema të mëdha korrupsioni në pothuajse të gjitha rajonet e vendit... Për momentin po kryhen mbi 200 bastisje njëkohësisht", kumtoi prokuroria në Telegram.

Hetuesit dyshojnë për "përzierje të nëpunësve nga zyret ushtarake dhe kompetentët për kontrolle mjekësore dhe shërbime sociale", shtohet në kumtesë.

Sipas hetimit, në këmbim të ryshfetit, "funksionarët i kanë ndihmuar qytetarët të marrin invaliditet apo të njihen si përkohësisht të paaftë për shërbim ushtarak. Kjo u ka mundësuar ta shtyjnë apo evitojnë shërbimin ushtarak", cekë prokuroria.

Në fillim të gushtit, presidenti ukrainas Volodimir zelenski i largoi të gjithë prëfaqësuesit rajonal përgjegjës për regrutim në armatë, posaçërisht duke e cekur sistemin që lejonte regrutët të kontrabandoheshin "përtej kufirit". ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR