• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Ukrainë është zhdukur ndihma humanitare me vlerë një milion dollarë

Në Ukrainë është zhdukur ndihma humanitare me vlerë një milion dollarë

Kiev, 26 korrik 2023 (MIA) –  Në Lviv është zhdukur ndihma humanitare në vlerë prej rreth një milion dollarë, lajmëroi portali ukrainas NGL.media.

"Bëhet fjalë për zhdukjen e rreth 10.000 kuti të ndihmës së parë taktike IFAK, me një vlerë të përgjithshme prej 33.6 milionë hryvnia, të cilat janë blerë dhe dërguar nga vullnetarë amerikanë për forcat e armatosura të Ukrainës, shkruan portali duke iu referuar rezultateve të hulumtimi të gazetarit. 

Sipas tij, pas fillimit të pushtimit rus mbi Ukrainë, diaspora ukrainase në SHBA filloi të mbledhë ndihma aktive për ushtarët dhe civilët ukrainas. Një nga organizatat më aktive ishte Komiteti i Bashkuar Ukrainas-Amerikan për Ndihmë. 

 Sipas raportimeve, në një vit e gjysmë, organizata ka dërguar më shumë se 30 kontejnerë detar me ndihmë humanitare. Shpenzimet për  transport të një kontejneri detar nga SHBA në Ukrainë është rreth 8.000-10.000 dollarë.

Në tetor të vitit 2022, Lilia Tashçuk, një amerikane me origjinë ukrainase, iu drejtua komitetit, duke thënë se bashkëpunon me Administratën Ushtarake Rajonale të Lvivit dhe mund të paguajë për dërgimin e ndihmës në Lviv. 

Në të njëjtin muaj, një kontejner u dërgua në Ukrainë me maska ​​​​gazi, çanta gjumi, uniforma dhe çizme dimri, si dhe pothuajse  10.000 komplete të ndihmës së parë ushtarake IFAK me vlerë rreth një milion dollarë. Më pas ka rezultuar se ngarkesa nuk ka përfunduar në “Qendrën e Vullnetarizmit dhe Mbrojtjes”, siç është supozuar fillimisht, por i është dorëzuar ushtarëve të administratës ushtarake rajonale. 

 Dyshohet, se administrata rajonale e Lvivit e ka konfirmuar marrjen e një pjese të ngarkesës, por siguroi se nuk kishte kuti për kuti të ndihmës së parë, të cilat ishin pjesa më e vlefshme e ndihmës humanitare.

 

QËNDRONI TË LIDHUR