Në Uashington përgatitjet e fundit për inaugurimin e Donald Trampit
- Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp do të betohet të hënën në ambient të mbyllur në ndërtesën e Kapitolit për shkak të parashikimeve të meteorologëve për temperatura jashtëzakonisht të ulëta.
Uashington, 18 janar 2025 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp do të betohet të hënën në ambient të mbyllur në ndërtesën e Kapitolit për shkak të parashikimeve të meteorologëve për temperatura jashtëzakonisht të ulëta.
"Parashikimi i motit për Uashingtonin me faktorin e erës mund të ulë temperaturat në nivele rekord. Erërat arktike fryjnë në të gjithë vendin. Unë nuk dua që njerëzit të lëndohen në asnjë mënyrë," shkroi Tramp në platformën e tij "Truth Social".
Rotonda nën kupolën e Kapitolit po përgatitet si alternativë për çdo inaugurim në rast të motit të keq.
Ceremonia e betimit u zhvendos për herë të fundit në ambiente të mbyllura në vitin 1985, kur Presidenti Ronald Reagan filloi mandatin e tij të dytë. Parashikimi për të hënën parashukon temperaturën më të ulët për Ditën e Inaugurimit që nga viti 1985.
Presidenti në largim Xho Bajden, anëtarë të Kongresit dhe zyrtarë të tjerë dhe të ftuar të shquar do të mund të ndjekin ceremoninë në Kapitol.
Nevojiten plane alternative për më shumë se 250,000 të ftuarit që kanë bileta për të ndjekur inaugurimin përpara Kapitolit, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë pritet të jenë në pjesët ku lejohet aksesi ose përgjatë rrugës së paradës inauguruese nga Kapitoli në Shtëpinë e Bardhë.
Tramp paralajmëroi se ngjarjet e tjera që shoqërojnë inaugurimin, duke përfshirë një tubim të dielën dhe pjesëmarrjen e tij në tre ballot inauguruese të hënën mbrëma, do të zhvillohen siç ishte planifikuar.
Shërbimi Sekret, i cili drejton planifikimin e sigurisë për inaugurimin, kumroi se punon me organizatorët për të "rregulluar" planet e tij për ngjarjen për shkak të ndryshimeve.
Shërbimi kombëtar meteorologjik parashikon se temperatura në mesditë, kur është caktuar edhe betimi, do të jetë minus gjashtë gradë Celsius, më e ftohta që nga inaugurimi i dytë i Reganit kur temperatura ishte minus 14 gradë Celsius. Kur Barak Obama u betua, temperatura ishte minus dy gradë Celsius.
Komiteti inaugurues njoftoi se, ashtu si gjatë inaugurimit të tij të parë, Tramp do të bëjë betimin në Biblën familjare që ia dha nëna e tij, si dhe Biblën e përdorur nga Presidenti Abraham Lincoln gjatë inaugurimit të tij të parë në 1861.
Ndërkohë, nëmpresidenti Xhej Di Vanks do të bëjë betimin në Biblën familjare që ia ka dhënë gjyshja e tij. ls/
Foto: EPA