• e enjte, 30 janar 2025

Në Uashington një aeroplan udhëtarësh u rrëzua në lumin Potomak pas ndeshjes me një helikopter ushtarak

Në Uashington një aeroplan udhëtarësh u rrëzua në lumin Potomak pas ndeshjes me një helikopter ushtarak

Uashington, 30 janar 2025 (MIA) - Autoritetet në kryeqytetin amerikan po kryejnë hetim pasi që mbrëmë në ajër u ndeshën një aeroplan i vogël udhëtarësh i kompanisë "Amerikan Erllajns" dhe një helikopter ushtarak.

Përplasja ndodhi në afërsi të aeroportit kryesor në Uashington, ndërsa pjesë të mjeteve fluturiese ranë në lumin Potomak, lajmëruan mediumet amerikane.

Merret vesh se në aeroplanin e udhëtarëve Bombardier CRJ70 ka pasur 60 udhëtarë.

"Ka viktima", deklaroi mbrëmë vonë Ted Kruz, senator nga Teksasi, transmetoi Uollstrit xhurnall. Sipas përfaqësuesve të industrisë ajrore dhe qeverisë, në aeroplan ka pasur 60 udhëtarë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. Në helikopterin ushtarak Black Hawk ndodheshin tre persona.

Ndeshja ndodhi diku para orës 21 sipas kohës lokale, pak çaste para aterimit të aeroplanit të udhëtarëve. Mjetet fluturuese knë rënë në lumin Potomak.

Ç[r incidentin është informuar edhe presidenti Donald Tramp.

"Zoti i bekoftë shpirtërat e tyre. Falënderim për përpjekjet e shumta të ekipeve tona për ndihmë urgjente. E shoh situatën dhe do të ndaj më shumë hollësi kur të jenë të kapshme", deklaroi Tramp.

Aeroporti nacional "Ronald Regan" në Uashington për shkak të incidentit mbrëmë ishte i mbyllur. Në vendin e ngjarjes mund të shiheshin disa dhjetëra automjete të shërbimeve të ndihmës së shpejtë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR