Në Turqi shkarkohen tre prefektë komunash nga partia prokurde, akuzohen për terrorizëm
- Tre prefektë komunash nga Partia Popullore për Barazi dhe Demokraci, partia kryesore prokurde turke, janë shkarkuar nga detyra për shkak të akuzave për terrorizëm, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.
- Post By Sara Ademi
- 08:54, 4 nëntor, 2024

Stamboll, 4 nëntor 2024 (MIA) - Tre prefektë komunash nga Partia Popullore për Barazi dhe Demokraci, partia kryesore prokurde turke, janë shkarkuar nga detyra për shkak të akuzave për terrorizëm, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.
Prefektët e komunave të Mardinit, Batmanit dhe Helfetit, në pjesën juglindore të Turqisë, kryesisht të populluar me kurdë, janë zëvendësuar nga guvernatorët e shtetit, thuhet në kumtesë.
Prefekti i Mardinit, Ahmet Turk (82), person i njohur në lëvizjen kurde, më parë ishte shkarkuar nga detyra edhe në mandatet paraprake kaloi disa muaj në burg. Qeveria turke e akuzon për lidhje me luftëtarët e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), e cila është emëruar si organizatë terroriste.
Turk dhe dy prefektë prokurd u shkarkuan gjatë zgjedhjeve lokale në mars, të cilat përfunduan me një fitore të opozitës dhe një humbje për Partinë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim. sa/