• e mërkurë, 04 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në Turqi janë arrestuar pothuajse 1.900 persona të cilët morën pjesë në protesta për shkak të arrestimit të prefektit Imamogllu

Në Turqi janë arrestuar pothuajse 1.900 persona të cilët morën pjesë në protesta për shkak të arrestimit të prefektit Imamogllu

Ankara, 27 mars 2025 (MIA) - Turqia sot e hodhi poshtë "dënimin" ndërkombëtar për arrestimin e prefektit të Stambollit, Ekrem Imamogllu dhe protestat që pasuan, ndërsaautoritetet kumtuan se kanë arrestuar pothuajse 1.900 njerëz për shkak të pjesëmarrjes në demonstrata.

Imamogllu, rivali kryessor politik i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili pati epërsi në disa anketa, u arrestua të dielën dhe u ndalua në pritje të gjykimit për shkak të akuzave për korrupsion.

Arrestimi i tij i shkaktoi, siç kumtuan mediumet, protestat më të mëdha antiqeveritare në dekadën e fundit.

Partia kryesore opozitare republikane popullore (CHP) e Imamogllut, parti të tjera opozitare, organizata për të drejta të njeriut dhe forca perëndimore thanë se rasti kundër prefektit është "tentim i politizuar për t'u mënjanuar kërcënimi potencial zgjedhor për Erdoganin".

Qeveria mohon për çfarëdo lloj ndikimi ndaj gjyqësisë dhe pohon sen gjykatat janë të pavarura. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR